Që nga dita e sotme kryeqytetit i janë shtuar edhe 21 autobusë urban e po ashtu edhe disa linja të reja. Risi sipas kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, është linja e Kalabrisë që fillon tek ‘Pastrimi’ dhe kalon në disa rrugë të Kalabrisë, përfshi rrugën te Stacioni dhe “Banesat e Arabëve”.
E pikërisht kjo linjë e re ka bërë që kompanitë, që e mbajnë linjën 7 të protestojnë gjatë ditës së sotme, ku kanë bllokuar Rrugën “Tahir Zajmi” ku ka nisur qarkullimin linja e re e trafikut urban.
Drejtuesit e këtyre kompanive kanë thënë se kanë protestuar pasi që Komuna nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim.
Menaxheri i kompanisë “City Bus”, Isak Mustafa, ka thënë për KosovaPress se nuk pajtohen që të shtohet një linjë e re e trafikut urban, pasi sipas tij thuajse 80 përqind kalon në të njëjtën trase.
“Arsyeja e protestimit ka qenë se një linjë e re e Trafikut Urban ka insistuar që të lëshojë në qarkullim disa autobusë të cilët nuk kanë qenë asnjëherë kjo linje. Arsyeja jonë ka qenë ajo për shkak se ne jemi qe 12 vite në këtë linjë dhe pa kurrfarë paralajmërimi e kanë futur qysh në mëngjes sot Trafiku Urban një nisje të re. Ne për atë nuk kemi qenë të pajtimit dhe për atë arsye edhe e kemi bërë bllokimin e rrugës, jo që e kemi bllokuar rrugën për vetura dhe për qytetarët vetëm për linjën e re të cilën insiston Trafiku Urban për të qarkulluar, kur ne jemi qe sa vite, nuk po na doket e arsyeshme me qarkullua ai thuajse 80 përqind në të njëjtën trase”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se sot kanë vazhduar punën, por që nëse nuk do të ndalohet kjo linjë do të vazhdojnë të protestojnë.
“Mbrëmë vonë kemi dëgjuar për këtë linjë që dëshiron ta lëshojë Trafiku Urban përmes Facebookut. Kemi ardhur sot në 7e 30 kemi protestuar deri në ora 10 sot, mirëpo prapë do të vazhdojmë nëse nuk marrin ndonjë hap ose ndonjë masë për ta ndaluar atë se nuk është e arsyeshme”, ka thënë Mustafa.
Ndonëse kompanitë që mirëmbajnë linjën 7 thonë se edhe linja e re e Trafikut Urban përshkon të njëjtën rrugë, ndryshe thonë nga komuna e Prishtinës.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se janë takuar me drejtuesit e kompanive që mbajnë linjën 7.
Po ashtu, ai përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPres ka thënë se vetëm në zonat rreth Stacionit të Autobusëve takohen autobusët privat me ata të Trafikut Urban, që janë të caktuar për lagjen Kalabria.
“I kemi takuar dhe ua kemi sqaruar situatën. Ata e kanë linjën për Kolovicë, ku nuk shkojnë autobusët e Trafikut Urban. Vetëm në zonat rreth Stacionit të Autobusëve takohen autobusët privatë me ata të Trafikut Urban që janë caktuar për lagjen ‘Kalabria’. Reformës së transportit publik në Prishtinë duhet t’i përshtaten operatorët privatë, e jo anasjelltas”, ka thënë Tahiri.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se sot do të dalin në qarkullim 21 autobusët e rinj.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se linjës 3 do t’i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te “Princi i Arbërit” dhe përshkon edhe gjithë rrugën “Muharrem Fejza”. Një autobus do të qarkullojë tre herë në ditë në fshatrat e Gollakut deri në Keqekollë.
Ndërkohë, që ai ka shkruar se në ditët në vijim do t’i paraqesin edhe hartat e sakta në stacione si dhe broshurat./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A