Sot fillon Muaji i Botëror i Vetëdijesimit për Sigurinë Kibernetike dhe në kuadër të këtij muaji, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë disa aktivitete në vazhdën e hapave për forcimin e sigurisë kibernetike në vend.
Ngritja sigurisë është e domosdoshme në gjitha institucionet publike, duke vlerësuar rëndësinë që ka siguria kibernetike dhe sipas nevojave janë hartuar plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.
Në Kosovë, përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është zgjeruar me shpejtësi prej vitit 2000, ndërsa tanimë TIK-u luan rol të rëndësishëm në të gjitha aspektet e jetës sonë.
Përdorimi i internetit në Kosovë është 76.6%, shkallë kjo shumë e ngjashme me mesataren e Bashkimit Evropian (BE), derisa edhe sjelljet e qytetarëve të Kosovës në internet duket të jenë të ngjashme me trendet globale.
Në kuadër të aktiviteteve të paraparë për shënimin e këtij muaji, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me ICITAP do të trajnojë mbi 200 zyrtarë të ministrisë dhe agjencive të saj, të cilët kanë qasje në domain-nin shtetëror për rëndësinë e Sigurisë Kibernetike.
Në kuadër të këtij muaji gjithashtu do të mbahen aktivitete dhe takime të ndryshme me qëllim të vetëdijesimit për rëndësinë e Sigurisë Kibernetike.
Me inicim të MPB-së, Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, koncept-dokument që kontribuon në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik e paraparë në strategjinë shtetërore për sigurinë kibernetike dhe planin e veprimit 2016 – 2019.
Qeveria e Kosovës përmes strategjive dhe planeve të veprimit të përcaktuara nga Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike, vazhdimisht është duke kontribuar me seriozitet në ngritjen e sigurisë kibernetike dhe për të pasur një sistem të fortë që mbrohet nga sulme të ndryshme në mënyrë që qytetarët të ndjehen të lirë të kryejnë të gjitha veprimet e tyre virtuale.
Ndryshe, Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike adreson çështjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës përmes këtyre objektivave strategjik si mbrojtja e infrastrukturës kritike të informacionit, zhvillimi institucional dhe ngritja e kapaciteteve, reagimi ndaj incidenteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze