Në kuadër të tematikës “Personalitete të shquara”, Posta e Kosovës ka emetuar sot dy pulla postare me imazhet e profesorëve dhe veprimtarëve Ejup Statovci dhe Fehmi Agani.
Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, priti anëtarë të familjeve Statovci dhe Agani, të cilëve iu dhuroi pullat e para postare si dhe nga një pullë postare të punuara në bronz.
Kryeshefi Hoxha deklaroi se është krenari për Postën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e saj, që përmes emetimit të këtyre dy pullave postare të nderoj këta dy akademikë dhe veprimtarë të shquar të Çështjes Kombëtare.
Prof. Dr. Ejup Statovci ishte rektor i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të ekzistencës së këtij tempulli të dijes, në vitet e ’90-ta, gjatë kohës së okupimit të egër serb. Ai nuk u nda asnjëherë nga studentët. Bashkë me ta doli në ballë të protestës historike të 1 tetorit në vitin 1997, që shënon një kthesë të madhe në rezistencën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Profesor Ejup Statovci ndërroi jetë më 19 tetor 1999. Per kontributin e tij të jashtëzakonshëm rektori Ejup Statovci është shpall hero i Kosovës, nga Presidenti i Kosovës, më 25 maj 2018.
Prof Dr. Fehmi Agani ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosoves. Si profesor universiteti ai dha një kontribut të madh edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e Universitetit të Prishtinës. Fehmi Agani ishte një nga veprimtaret më të dalluar politik të viteve të ’90-ta. Ishte një nga ideologët më të shquar të rezistencës paqësore kundër regjimit serb. Agani mori pjesë edhe në Konferencën e Rambujesë. Profesor Agani u vra nga forcat kriminale serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë, në pranverën e vitit 1999. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shpallet hero i Kosovës, nga Presidenti i Kosovës, më 6 maj 2004. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje