LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates dhe Steve Jobs i kanë rritur fëmijët pa pajisje teknologjike – mësim që duhet ta marrim secili

Bill Gates dhe Steve Jobs i kanë rritur fëmijët pa pajisje teknologjike – mësim që duhet ta marrim secili

Psikologët vazhdimisht po e kuptojnë se sa të rrezikshëm mund të jenë telefonat e mençur për trurin e tinejxherëve.

Hulumtimet tregojnë se rreziku i një studenti të klasës së 8-të për të zhvilluar depresion kërcen në 27% kur ai/ajo i përdor rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Fëmijët që i përdorin telefonat për të paktën tri orë në ditë janë shumë më të prirë të kenë mendime për vetëvrasje.


Sipas edukatorëve Joe Clement dhe Matt Miles, të gjithë duhet të marrim mësim nga dy figurat më të mëdha të teknologjisë – Bill Gates dhe Steve Jobs – të cilët rrallëherë i kanë lejuar fëmijët të luajnë me pajisje teknologjike.

“Çfarë dinë për produktet e tyre këta dy që nuk i lejojnë fëmijët e tyre t’i përdorin ato?” kanë shtruar pyetjen edukatorët.

Përgjigja, sipas një numri të madh hulumtimesh, është fuqia e krijimit të varshmërisë.

Bill Gates besohet se nuk i ka lejuar fëmijët të kenë telefona celularë derisa i kanë mbushur 14 vjet – sot, mosha mesatare kur një fëmijë merr telefon është 10 vjeç.

Ndërkaq Jobs, i cili kishte qenë CEO i kompanisë ‘Apple’ deri kur kishte vdekur në vitin 2012, kishte zbuluar në një intervistë se fëmijët e tij e kishin pasur të ndaluar t’i përdorin produktet e kompanisë së tij.

“Ne e kufizojmë kohën që fëmijët e shpenzojnë me pajisje teknologjike”, kishte thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Femra
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Në çift
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori