LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, pas kthimit nga SHBA: Kemi bekimin e Amerikës për ushtrinë, nuk sugjerojnë shkëmbimin e territoreve

Haradinaj, pas kthimit nga SHBA: Kemi bekimin e Amerikës për ushtrinë, nuk sugjerojnë shkëmbimin e territoreve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media, pas vizitës zyrtare në ShBA, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen lidhur me marrëveshjen e mundshme me Serbinë, pasi nuk do të ketë lëvizje të kufirit apo territorit.

Haradinaj në konferencën e mbajtur në Aeroportin e Prishtinës, tha se Kosova e ka bekimin e Amerikës, Departamentit të Mbrojtjes për ushtrinë e Kosovës dhe ky është lajmi më i mirë që e sjellin kësaj radhe nga Amerika.

Ai tha se në të gjitha takimet në Amerikë kanë shprehur pikëpamjet e Prishtinës për marrëveshjen eventuale me Serbinë.


“Të gjithë kanë shprehur pikëpamjen se një marrëveshje e obligueshme për njohje me Serbinë është i nevojshme dhe Kosova mbetet në dialog por jo përmes lëvizjes së kufijve apo territorit. Ju siguroj që nuk keni arsyeje të shqetësoheni pasi ata nuk kanë sugjeruar si të vijmë deri të marrëveshja me Serbinë, pra ata nuk kanë sugjeruar lëvizjen e kufijve apo shkëmbimin e territoreve“, ka thënë ai, raporton KP.

Haradinaj i pyetur të komentojë edhe reagimin e liderit të listës serbe, Goran Rakiq, pas vizitës së Presidentit Thaçi në veri, duke thënë se duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës.

“Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve, serbëve, të gjitha komunitteve. Edhe presidenti është i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra ka shkuar në veri, duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës. Pra ëshë Kosovë edhe veriu edhe jugu”, tha Haradinaj.

Përndryshe, kryetari i Listës Serbe dhe njëherit kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiç, ka thënë se nëse KFOR-i nuk arrin që të mbrojë serbët atëherë shteti serb duhet t’i mbrojë ata dhe pronat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori