LAJMI I FUNDIT:

PSD hap zyrat edhe në Lipjan

PSD hap zyrat edhe në Lipjan

Partia Socialdemokrate(PSD), të shtunën ka hapur zyrat edhe në Lipjan.

Kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori për Lipjan, Ardian Olluri, thanë se fillimi i zgjerimit të PSD-së në këtë komunë, është një hap domethënës për mundësinë e zbatimit të politikave të nevojshme socialdemokrate.


“Lipjani, që ballafaqohet me shumë probleme ekzistenciale, si mungesa e ujit të pijshëm dhe të shërbimeve publike; ka domosdoshmëri politikat transformuese që garantojnë qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse, në shërbim të interesave të shumicës, e cila mbetet e përjashtuar nga pushtetet e korruptuara të pakicës”, u tha gjatë takimit me qytetarët në Lipjan.

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate shprehën se përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, përmes një strukture demokratike dhe një programi progresiv, mundëson zhvillimin e Republikës së Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori