Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur kundër idesë për ndryshimin e kufikve dhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë.
Ai në një fjalim para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën ‘Adem Jashari’, tha se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë megjithatë duhet të mbërrihet.
Thaçi ka folur për vizitën e sotme në liqenin e Ujmanit, duke e quajtur liqenin e Ujmanit si aset strategjik të vendit dhe vend të mrekullueshëm.
Vizitën ai e arsyetoi me ftesën e banorëve lokal, duke u shprehur se nuk ka pas mundësi që ta refuzojë kërkesën e tyre për kafe.
“Sapo vizitova pikën kufitare në Bërnjak ku takova doganierë e oficerë të Kosovës. Në një pikë kufitare në përputhje me standardet ndërkombëtare, por edhe pas kësaj vizitën bëra një vizite edhe te liqeni i Ujmani, te ky aset i fuqishëm në sektorin energjetik dhe bujqësisë që ka ditur vetëm dora e Zotit të fal. Nuk mund të refuzoja ftesën e qytetarëve lokal në Bërnjak për të më qerasur për kafe”.
Thaçi ka shtuar se sikur pesë vendet e Bashkimit Evropian t’a kishin njohur pavarësinë e Kosovës, shteti më i ri nuk do të humbte kohë në dialog me Serbinë.
Ai poashtu ka kërkuar unitet partiak.
‘Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi korrur sukses. Edhe në Rambuje edhe në luftë, prandaj të sqarojmë çka dëshirojmë të arrijmë’- ka shtuar Thaçi
Presidenti i siguroi pjesëtarët e FSK-së se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, as ndarje të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Ai tha se duhet të ruhet shpirti multietnik i vendit.
Presidenti ka thënë se Kosova do të bëhet shtet shembull duke aluduar në shpalljen e pavarësisë kur pas saj asnjë familje serbe nuk u largua nga Kosova.
“Kosova do të mbetet shtet i të gjithëve dhe shembull për tolerancë pa dallim kombësie a feje dhe në asnjë rrethanë nuk preket aseti dhe mrekullia e Kosovës, Ujmani dhe Trepqa e as Mitrovica”, ka thënë Thaçi.
“Nuk do të ketë kufij etnikë, në Kosovë do te ruhet shpirti dhe substanca multietnike. Po hapet frikë dhe panik sikur kur është shpallur pavarësia, se familjet serbe po largohen nga Kosova, asnjë familje serbe nuk është larguar”, tha Thaçi.
Presidenti tha se do të angazhohet për një Kosovë unike, brenda së cilës do të jenë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Në anën tjetër në sheshin “Skenderbeu” po mbahet protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, në kundërshtim të idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa