Qeveria holandeze po përballet me një stuhi protestash për shkak të planeve për të deklaruar edhe racën apo besimin fetar të njerëzve që kërkojnë të pajisen me një licencë për zotërim armësh zjarri.
Kërkesat, të pasqyruara në një projektligj që do të prezantohet në dhomën e ulët të Parlamentit holandez muajin e ardhshëm, do të detyrojnë gjithashtu shtetin të hartojë informacione mbi pikëpamjet politike dhe filozofike të aplikuesit.
Ndryshimet janë bërë për t’u pajtuar me direktivën më të ashpër evropiane të zotërimit të armëve, pas një serie sulmesh terroriste në mbarë kontinentin e vjetër gjatë viteve të fundit.
Por kritikët, përfshi edhe aktivistë të të drejtave të privatësisë dhe pjesëtarë të të dy partive të koalicionit qeverisës në Holandë – CDA dhe D66, – thonë se kabineti propozues i legjislacionit ka shkuar përtej asaj që kërkohet nga BE-ja.
Monica den Boer, një deputete e partisë liberale D66, tha për gazetën vendase “De Volkskrant” se, “ne nuk duhet ta tejkalojmë limitin e privatësisë”.
“Sipas kërkesave minimale të direktivës evropiane, kjo nuk është e nevojshme. Nuk mund të promovojmë diskriminimin dhe profilizimin etnik, ndaj këto detaje personale duhet të hiqen nga projektligji”, tha ajo.
Edhe Chris van Dam, deputet i “CDA”-së tha për gazetën se “nuk mundet ta imagjinojë një situatë që justifikon përfshirjen e këtyre detajeve në ligj”.
Objektivi i direktivës evropiane, që duhet të përkthehet në ligj kombëtar brenda 15 shtatorit, është përmirësimi i gjurmueshmërisë së armëve të zjarrit brenda BE-së dhe lehtësimi i këmbimit të të dhënave automatike.
Komisioni Evropian e propozoi reformën e direktivës për armët e zjarrit në nëntor të vitit 2015, pas sulmeve terroriste në Paris. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj