LAJMI I FUNDIT:

Fillon shpërndarja e fletëvotimeve për referendumin, sonte fillon heshtja zgjedhore

Fillon shpërndarja e fletëvotimeve për referendumin, sonte fillon heshtja zgjedhore

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” nga Manastiri mëngjesin e sotëm ka filluar shpërndarja e fletëvotimeve për referendumin, i cili do të mbahet këtë të diel.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, tha se distribuimi i fletëvotimeve ka filluar pas kontrolleve nga anëtarët e KSHZ-së që i kanë bërë në shtypshkronjën “Kiro Dandaro”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të drejtë vote kanë 1.806.336 votues të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Ekipe të KSHZ-së do t’i marrin fletëvotimet do t’i dërgojnë drejtpërdrejtë në komisionet komunale zgjedhore, të cilat sipas drejtuesit të KSHZ-së janë të detyruar një ditë para ditës së mbajtjes së referendumit ta dorëzojnë në këshillin zgjedhor.


Referendumi do të zbatohet në 3.480 vendvotime në 80 komuna në vendi dhe në Bashkinë e Shkupit.

Të sëmurit, të plogështit, personat në paraburgim shtëpiak, të burgosurit dhe shtetasit e e Maqedonisë në vendet e huaja votojnë një ditë para referendumit, respektivisht më 29 shtator.

Pyetja e referendumit është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, ndërsa votuesit që do të dalin në referendum me rrethim me stilolaps të kaltër duhet të prononcohen me “për” apo “kundër”.

Votimi më 30 shtator fillon në ora 07:00 të mëngjesit dhe përfundon në ora 19:00.

KSHZ-ja, rezultatet fillestare nga referendumi të marra në rrugë elektronike i publikon në mënyrë radhazi, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga proces-verbalet dhe materiali i përgjithshëm votues nga KKZ-ja në afat prej 24 orëve pas pranimi të procesverbaleve dhe materialit të përgjithshëm votues nga të gjitha KKZ-të.

Rezultatin nga votimi, KKZ-ja do ta publikojë në “Gazetën Zyrtare” në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së referendumit./Telegrafi/