Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka mbajtur sot takimin e punës, ku të pranishëm, krahas anëtarëve të Komisionit, përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave familjare, ishte edhe kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur.
Gjatë takimit u trajtuan çështje me rëndësi mbi përpjekjet institucionale për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur, me theks të veçantë planifikimi i aktiviteteve për periudhën e mbetur të vitit, përkatësisht lokacionet që do të procedohen për gërmime vlerësuese.
Anëtarët e Komisionit gjatë takimit diskutuan për aktivitet e zhvilluara gjatë tre muajve të fundit, duke theksuar vlerësimin përmes Radarit Depërtues Tokësor në tetë pika të tri lokacioneve të shënjuara brenda territorit të Kosovës dhe në dy lokacione në territorin e Serbisë, si dhe dorëzimin te familjet për rivarrim të mbetjeve mortore të një personi të zhdukur, të identifikuar si dhe rastet e mbetjeve mortore në kuadër të procesit të ribashkimit.
Po ashtu në takim u diskutua edhe për fillimin e fazës së dytë të ‘projektit për trajtimin e rrobave dhe artefakteve të personave të zhdukur të identifikuara’, angazhimin e KQPZh-së në zbatimin e vendimit të Qeverisë për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në Kompleksin Memorial në Marinë, si dhe rreth aktivitetet në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur dhe pjesëmarrjes në Konferencën Rajonale të organizuara nga Bordi Rajonal i shoqatave familjare të personave të zhdukur në ish-Jugosllavi.
Gjatë takimit është diskutuar dhe është vendosur për procedurat me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë për ndarje të mjeteve financiare për përkrahje të shoqatave familjare të personave të zhdukur.
Gjithashtu, është vendosur të fillojnë procedurat për regjistrimin edhe të dy rasteve të reja të personave të zhdukur, të iniciuara sipas kërkesave të familjeve.
Në përkrahje të kërkesave të përfaqësuesve të shoqatave familjare në Komision, përkatësisht në adresim të shqetësimeve të familjeve të prezantuara gjatë takimit, anëtarët e Komisionit kanë vlerësuar të nevojshme intensifikimin e angazhimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë proces.
Ndryshe, më herët është thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë nuk pritet të jetë temë e fazës finale të dialogut me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos