LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Zeka e quan puro politik arrestimin e tij

KMDLNj: Zeka e quan puro politik arrestimin e tij

KMDLNj përmes një njoftimi për media ka treguar se ka vizituar deputetin Milaim Zeka në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

“I njëjti i pohoi KMDLN – së se ai është ftuar me telefon një ditë më herët që të shkojë në stacion policorë dhe është njoftuar për arsyen e thirrjes. Ai, me datë 26.09.2018, në ora 09:00 është paraqitur vullnetarisht në stacion policorë.

Aty është marrë në pyetje nga dy hetues policorë dhe të gjitha procedurat janë përfillur në përputhje me ligjin, pohoi  Zeka.


Sipas tij, prokuroria nuk ka pasur arsye për ndalimin e tij sepse, sipas tij, është ndaluar për shkak të deklaratës së tij në televizionin T7, ku kishte thënë: “Rastin e vizave ma kanë montuar Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Aleksandër Lumezi. Dhe me prokurorin Afrim Shefiku unë do t’a zgjedhi rastin sipas ligjit, sipas kanunit dhe personalisht””, thuhet në njoftim.

KMDLNj theksoi se kjo deklaratë sipas Zekës është keqkuptuar sepse ai pohoi se kjo deklaratë konsiston në zgjidhjen e problemit me ligj, sipas kanunit në të bërit “be” dhe në atë personale duke hapur padi private ndaj të apostrofuarve.

“Sipas deputetit Zeka ndalimi i tij është puro politik dhe nuk ka të bëjë me arsyetimin që e ka dhënë prokuroria, për kanosje.

Ai pati një vërejte për prokurorinë e cila vendimin për ndalimin e tij së pari e ka shpërnda në medie e më pas tek  policët hetues dhe tek ai.

Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën e Ndalimit është njoftuar me të gjitha të drejtat që i takojnë dhe u shpreh se nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit të uniformuar, as policëve të cilët e kanë transportuar dhe as ata të Qendrës së Ndalimit.

Ai pohoi se gjatë deklarimit të tij para policëve hetues në fund ka nënshkruar procesverbalin por nuk ka marrë një kopje të tij. Atij i është treguar urdhëri për ndalim”, thuhet më tej në njoftim.

KMDLNj konstaton se gjatë arrestimit , marrjes në pyetje dhe mbajtjes në Qendrën e Ndalimit , ndaj Zeka janë respektuar të drejtat e parapara për persona të privuar nga liria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori