LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet rrezik financiar me shpenzimin e rezervave shtetërore

Paralajmërohet rrezik financiar me shpenzimin e rezervave shtetërore

Qeveria e Kosovës po tregohet “dorëlirë” me shpenzimin e rezervave shtetërore. Fondit prej rreth 5 milionë eurosh të kësaj kategorie thuajse i ka ardhur fundi, ndonëse kanë mbetur edhe tre muaj deri në përfundim të vitit. Njohësit e rrethanave politike e ekonomike kanë adresuar një varg kritikash për mënyrën sesi kryeministri i ka shpenzuar fondet e ndara për rezervat shtetërore, teksa paralajmërojnë edhe mundësitë që vendi mund të mbetet lehtësisht pa rezerva.

Shpenzimi enorm i rezervave shtetërore ka nxitur reagimin e monitoruesve të pasqyrave financiare të buxhetit shtetëror.

Ata janë duke paralajmëruar pozitë të vështirë të vendit si pasojë e keqmenaxhimit financiar të Qeverisë, të cilën e kanë quajtur krejtësisht të pakujdesshme në këtë aspekt. Mundësinë e shpenzimit të rezervave shtetërore nuk e kanë përjashtuar as përfaqësuesit e Qeverisë.


Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se në rast të shpenzimit të rezervave shtetërore mund të sigurohen mjete shtesë përmes rrugëve ligjore, të cilat garantohen nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori