LAJMI I FUNDIT:

Enterieri luksoz dhe me teknologji të lartë i BMW X7 (Foto)

Enterieri luksoz dhe me teknologji të lartë i BMW X7 (Foto)

Brenda makinës SUV të BMW, që do të rivalizojë me Range Rover

Jemi vetëm disa javë larg prej prezantimit zyrtar të X7, SUV-it më të madh dhe luksoz nga BMW, transmeton Telegrafi.


Për herë të parë, kemi mundur të shohim elemente të X7 iPerformance Concept gjatë vitit të kaluar, makinës me tri radhë ulësesh, që thuhej se do të jetë rivale me Range Rover.

Në prag të prezantimit zyrtar në tetor, spiunët kanë arritur ta fotografojnë nga jashtë dhe brenda.

Derisa kamuflazhi e eksterierit nuk ka ndryshuar, kemi shansin të shohim enterierin masiv dhe luksoz. Megjithëse ka mjaft pjesë të fshehura, vërehen ulëset e lëkurës, pjesët e sipërme nga Alcantara, si dhe punimet nga druri.

Brendësia me dy tone duket se është gjithçka gati për të hyrë në prodhim, ndërsa ngjanë më së shumti me 8 Series Coupe.

Pjesa e përparme e tregon vetëm se matësi ka përmasa më të mëdha, ndërsa anash ka shumë butona që tregojnë për teknologji të lartë dhe lehtësi për shoferin. /Telegrafi/