LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nëse vetëm marrëveshja do parashtroheshe në referendum unë do të dilja në votim kundër

Kryetari i OBM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në emisionin “Top Tema” i pyetur për qëndrimin e tij personal për referendumin e caktuar tha se “OBRM-PDUKM ka qëndrim të njohur më kundër ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues, ai qëndrim nuk ndryshon”.

Mickoski tha se pyetja për referendumin është shumëdimensional dhe në kundërshtim me ligjin. Organet partiake kanë sjell vendim që tua lënë qytetarëve vetë të vendosin se si do të veprojnë në referendum.

“Në takimin e fundit të liderëve kur u u vendos pyetja për referendum, se a do të jetë konsultativ apo obligues ose si do të jetë i vendosur, që të vihet deri tek zgjidhja, por atëherë propozimet tona u hodhën poshtë në shumica qeverisëse. Jemi lutur që të mos shpejtohet me këtë pyetje të gabuar sepse mashtrohen votuesit. Ne jemi thirrur që çështja e emrit të vendoset në referendum, por kjo pyetje e referendumit del nga ai qëndrim”, tha Micksoski.


Ai gjithashtu shtoi se nëse vetëm marrëveshja do të ishte vendosur në pyetjen e referendumit unë do të dilja për t’i bindur qytetarët që të votojnë kundër. /Telegrafi/