LAJMI I FUNDIT:

Rikalo njofton profesorët dhe studentët e Iowa-së për potencialet zhvillimore të bujqësisë

Rikalo njofton profesorët dhe studentët e Iowa-së për potencialet zhvillimore të bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, ka pritur në një takim profesorë dhe studentë nga shteti i Iowa-së, të cilët i ka njoftuar më për së afërmi me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, e në veçanti për potencialet zhvillimore të këtij sektori.

Rikaloo i ka njoftuar ata se bujqësia në Kosovë është duke u zhvilluar me hapa të shpejt dhe me investimet që po i bëjnë në zhvillimin e saj, ky sektor do të marrë primatin kryesor edhe në zhvillimin ekonomik. Duke e parë si sektor me perspektivë, ai theksoi se edhe shtetet mike, në këtë rast edhe SHBA-ja është duke e përkrahur zhvillimin e bujqësisë në masë të madhe.

Gjatë këtij takimi me profesorët dhe studentët e Iowa-së, ministri ka falënderuar përfaqësuesit e këtij shteti, të cilët sipas tij në vazhdimësi e kanë përkrahur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, si përmes fushës së edukimit ashtu edhe përmes shërbimeve këshillimore. /Telegrafi/