LAJMI I FUNDIT:

Aksione të policisë në Pollog për ndalimin e prerjes jo ligjore, transportit dhe tregtisë me drunj

Aksione të policisë në Pollog për ndalimin e prerjes jo ligjore, transportit dhe tregtisë me drunj

Tri traktorë dhe gjashtë metër kubik dru të prerë jo ligjor dhe dy sharra motorike ka marrë policia në dy vende në Pollog gjatë ditës së djeshme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tyre, rreth orës 21:00 mbi xhaminë në fshatin Xhepisht policët në rrugën që çon drejt malit janë përpjekur të ndalojnë dy traktorë të mbushur me nga 2 metër kubik drunj. Ata kanë sinjalizuar me dritë sinjali vozitësve të ndalojnë në vend por vozitësit e kanë zmadhuar shpejtësinë dhe siç tha Josifovski janë përpjekur t’i shkelin policët.


Dy policët atëherë kanë shkrepur nga pistoletat e tyre zyrtare dy plumba paralajmërues, ku vozitësin kanë ndaluar dhe kanë ikur në drejtim të fshatit Poroj. Policia i ka marrë traktorët e mbushur me drunj si dhe një sharrë motorike dhe ua ka dhënë drunj ilegalisht të prerë pjesëtarëve të policisë malore. Policia ka gjetje fillestare për identitetin e vozitësve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rast i dytë i këtillë ka ndodhur në Çegran kur rreth orës 19:30 policët kanë ndaluar personin R.B (55) nga Çegrani i cili ka drejtuar me traktor të mbushur me dy metër kubik dru. Edhe këto dru të prerë ilegalisht janë dhuruar policisë malore derisa policia ka konfiskuar traktorin dhe një sharrë motorike personit R.B, tha Josifovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori