LAJMI I FUNDIT:

Thaçi udhëton për në SHBA, do t’i prijë delegacionit në Asamblenë e OKB-së

Thaçi udhëton për në SHBA, do t’i prijë delegacionit në Asamblenë e OKB-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i prijë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ai së bashku me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të presidentit të SHBA-së Donald Trump, si dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çdo vjet mbledh përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare.

“Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe krye-diplomatë të shteteve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit, përcjell Telegrafi.