LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari sulmohet brutalisht në Nju Jork, gjithçka filmohet nga kamerat (Video)

Shqiptari sulmohet brutalisht në Nju Jork, gjithçka filmohet nga kamerat (Video)

Një shqiptar është sulmuar fizikisht nga dy persona teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ndodhi në lagjen Allerton në Bronks të Nju Jorkut të premten.

25-vjeçari po ecte në trotuar kur një grua pështyu në këpucën e tij.


Kur ai u ndaloi dhe u kthye për ta pyetur përse, dy persona që po qëndronin në anë të rrugës e sulmuan duke e qëlluar me grushte.

Një kamera sigurie në rrugë ka filmuar të gjithë skenën e kësaj ngjarje. Në pamje shfaqet qartë momenti kur dy personat godasin shqiptarin në mënyrë të përsëritur.

Ai u dërgua në spital me nofulla të thyera dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Familja e 25-vjeçarit thotë se shpreson që dikush të japë informacion nëse ka për dy sulmuesit, ndërkohë që policia është duke hetuar, raporton “Klan”.

“Aty mund të kaloja unë, mund të kalonit dhe ju. Mamaja ime, babai apo dikush tjetër. Është e tmerrshme. Është një turp për Bronx, është turp për këtë lagje. Kushdo në këtë lagje duhet të bëjë kujdes, të dyshuarit janë ende të lirë”, thotë Markel Godinj, vëllai i 25-vjeçarit shqiptar.

Familja e të lënduarit sqaroi se i riu po shkonte për të marrë fotot e pasaportës së tij për kartonin e gjelbër kur u sulmua nga dy të dyshuarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori