LAJMI I FUNDIT:

Joshua: Povetkin i fortë, më 13 prill dueli i radhës – ndaj Furyt, ose Wilder

Joshua: Povetkin i fortë, më 13 prill dueli i radhës – ndaj Furyt, ose Wilder

Anthony Joshua ka shfaqur paraqitje dominuese ndaj Alexander Povetkin duke e mposhtur rusin në raundin e shtatë me nokaut.

Joshua me një kombinim të tij me të djathtën e me të majtën arriti që të rrëzojë rusin që deri në ato momente lansoi disa goditje të suksesshme.


Boksieri britanik i cili mban të gjithë brezat e kategorisë së rëndë (përpos WBC), e ka lëvduar Povetkin pas duelit.

Joshua paralajmëroi se përballja e radhës do të jetë më 13 prill, qoftë ndaj Wilder apo ndaj Furyt apo ndonjë boksieri tjetër të fortë.

“Povetkin është sfidues i fortë. Ai e dëshmoi këtë me goditje të mira. Unë erdha të kënaqem, të jap më të mirën. Unë e kam ditur se ai është i fortë në kokë, por i dobët në trup”.

“Ka mundur të shkojë edhe në 12 raunde, por synimi ishte të fitoja”.

“Unë riktheva ecurinë e nokauteve”, u shpreh Joshua.

Më pak se 24 orë pasi u konfirmua lufta mes Deontay Wilder dhe Tyson Furyt për 1 dhejtor, Joshua sërish rrëmbeu vëmendjen.

Ai konfirmoi se do të kthehet në Wembley më 13 prill.

“Zgjedhja e parë e imja do të ishte Wilder. Gjithë ajo që dua është të përballem me sfidues seriozë. Nëse Dillian Whyte dëshiron luftë, është i mirë se ardhur”, u shpreh Joshua.

Të gjithë opsionet janë në letër, por sipas mediave britanike, në rast të një triumfi të Furyt ndaj Wilderit, atëherë do të jetë Fury ai që do të përballet me Joshuan më 13 prill, teksa me Wilderin parashikohen vështirësi tjera në negociata ashtu sikurse deri tani.

E mundshme është edhe lufta me rivalin e vjetër të Joshuas, Dillian Whyte, i cili është përmirësuar dhe që një luftë mes dy boksierëve do të ishte e lehtë pasi Eddie Hearn është menaxher i të dyve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori