LAJMI I FUNDIT:

Lirim Kastrati shkëlqen në Kroaci, shënon supergol në derbi ndaj Rijekas

Lirim Kastrati shkëlqen në Kroaci, shënon supergol në derbi ndaj Rijekas

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Lirim Kastrati, ka vazhduar me formë të lartë dhe gola në Superligën e Kroacisë.

Lokomotiva Zagrebit ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Rijekës.


Kjo fitore e kryeqytetasve erdhi në ndeshjen derbi të javës së tetë të HNL Superligës së Kroacisë.

Lirim Kastrati realizon het-trik në fitoren e Lokomotiva Zagrebit në udhëtim te Slaven Belupo
Lexo po ashtu Lirim Kastrati realizon het-trik në fitoren e Lokomotiva Zagrebit në udhëtim te Slaven Belupo

Në këtë ndeshje shenj la edhe sulmuesi i talentuar kosovar, Lirim Kastrati, i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes.

Momenti i goditjes së golit

Goli i Kastratit erdhi në minutën e 71-të të ndeshjes pas një goditje superiore nga distanca.

Ky gol ishte i epërsisë 2-0 dhe me këtë gol përfundoi ndeshja.

Festa e Kastratit pas golit

Me këtë gol, Kastrati tani arrin në shifrën e pesë golave dhe është lartë në renditjen e golashënuesve.

Këtë gol mund ta shihni në videon e mëposhtme nga minuta 2:45. /Telegrafi/