LAJMI I FUNDIT:

Samsung mund të sjell një model të S10 pa qoshe të lakuara

Samsung mund të sjell një model të S10 pa qoshe të lakuara

Është thënë shumë herë tashmë se linja e re e pajisjeve Galaxy S do të vijë në tre madhësi të ndryshme. Por informata të reja po zbulojnë se modeli më i ulët i bandës mund të arrijë me një ekran që nuk është i lakuar anash. Po pra, Samsung mund të kthehet në mënyrën se si dizajnoi pajisjet Galaxy S në të kaluarën, duke ofruar mundësitë e një paneli të sheshtë ose të lakuar, për klientët e saj.


Samsung për herë të parë ka përdorur opsionin midis një ekrani të rrafshtë dhe një të lakuar me lansimin e Galaxy S6 dhe S6 edge. Gjatë asaj kohe, një ekran i lakuar nuk ishte aq i zakonshëm dhe përceptimi i publikut ndaj teknologjisë ishte i vakët.

Sfera e Galaxy S7 dhe S7 edge gjithashtu vazhduan këtë trend, duke u dhënë konsumatorëve një mundësi shtesë. Por në vitin 2017, Samsung braktisi ekranin e sheshtë dhe bëri të gjitha ekranet e lakuara në skaje, për lansimin e Galaxy S8 dhe Galaxy S8 +.

Meqenëse kjo është ende një spekulim, planet e kompanisë mund të ndryshojnë. Galaxy S10 është planifikuar të publikohet diku në pjesën e hershme të vitit 2019. /Telegrafi/