LAJMI I FUNDIT:

Huawei Mate 30 Pro pa Google Apps dhe Play Store tani shitet edhe në Evropë

Huawei Mate 30 Pro pa Google Apps dhe Play Store tani shitet edhe në Evropë

Smartphoni Huawei Mate 30 Pro tani po del në shitje për herë të parë jashtë Kinës.

Huawei mate 30 Pro është prezantuar për herë të parë në mes të shtatorit, dhe për shkak të mosmarrëveshjes tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ky smartphon vjen pa Google Apps dhe Play Store.


Për këtë arsye, ka kohë që është e paqartë nëse Huawei do ta shesë ndonjëherë celularin në Evropë, transmeton Telegrafi.

Tani kompania me sa duket filloi shitjen në Spanjë.

Siç mund të lexohet në faqen e internetit të Huaweit në Spanjë, pajisja do të jetë e disponueshme në sasi të kufizuar në dyqanin zyrtar Huawei në Madrid.

Çmimi është 1099 euro, por ju e merrni vetëm variantin me 8 gigabajt RAM dhe 256 gigabajt memorje.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një provë, apo jo, por ende nuk është e ditur nëse telefoni Huawei Mate 30 Pro do të jetë i disponueshëm edhe në vende tjera të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Kalo në kategori