Kosova po synon që ta shenjojë vijën kufitare me Serbinë pa e përmbyllur plotësisht një proces të tillë me fqinjin tjetër, Malin e Zi.
Marrëveshja e demarkacionit me shtetin malazez u miratua në Kuvendin e Kosovës vetëm pas nënshkrimit të një deklarate të përbashkët mes presidentëve të të dyja shteteve, e cila parasheh formimin e një grupi punues i cili brenda dy vjetësh do t’i korrigjonte lëshimet që janë bërë.
Por, drejt rregullimit të këtyre lëshimeve ende nuk është ndërmarrë asgjë.
Komisioni Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, i cili ka konstatuar se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur gabime gjatë procesit të demarkimit, është i gatshëm që të ulet me palën malazeze dhe të diskutojë për korrigjim.
Kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se janë të gatshëm t’i hyjnë këtij procesi dhe se vetëm po presin që Qeveria ta marrë iniciativën për një gjë të tillë.
“Faktikisht, ne jemi komision shtetëror dhe nuk lidhet me neve se kur do të fillojë procesi, kjo varet ekskluzivisht nga Qeveria e vendit kur ata do të na krijojnë parakushte qe ne të ulemi me palën malazeze dhe t’i trajtojmë të gjitha këto të gjetura”.
“Sigurisht që komisioni ka gatishmërinë, është i gatshëm që në çdo fazë kur mendon Qeveria se është momenti i përshtatshëm për t’u ulur dhe t’i diskutuar krejt këto lëshime dhe vërejtje të cilat i kemi gjetë, gatishmëria e komisionit tonë ekziston”, ka thënë Bulliqi për Ekonomia Online.
Por kjo nuk pritet të ndodhë edhe aq shpejt, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur në një nga deklarimet e tij se Qeverisë nuk po i ngutet me korrigjimin e gabimeve të demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se synim i tyre është fillimisht liberalizimi i vizave.
Heqja e vizave për kosovarët nga Bashkimi Evropian, sipas paralajmërimeve të institucionet e Kosovës, mund të ndodhë në fund të këtij viti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë – Podujevë
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Vdekja e Frosinës, Kambovski: Nesër formohet Komision për shqyrtimin e dosjeve të Vasil Jovanovit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?