LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria e tanishme pa legjitimitet, çdo ditë e më tepër po i sjell humbje vendit

Hoti: Qeveria e tanishme pa legjitimitet, çdo ditë e më tepër po i sjell humbje vendit

Disa deputetë të LDK-së, morën pjesë në një tryezë diskutimi të ftuar nga Dega e kësaj partie në Suharekë.

Bëhet e ditur se në këtë tryezë u diskutua për situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen, me theks të veçantë për mbrojtjen e subjektivitetit shtetëror të vendit si dhe për daljen nga kriza institucionale e shkaktuar nga koalicioni qeverisës, që siç thotë LDK-ja tashmë ka humbur edhe legjitimitetin për ta drejtuar vendin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ndër të tjera ka folur për dialogun dhe sovranitetin e vendit.


Ai e ka quajtur Qeverinë Haradinaj, të pa legjitimitet, që sipas tij, çdo ditë e më tepër po i sjell humbje vendit në secilën sferë qoftë në ekonomi qoftë në arenën ndërkombëtare.

“Me përkrahjen e juaj si dhe me mbështetjen që po marrim çdo ditë nga qytetarët anembanë Kosovës ju garantojmë se nuk do të lejojmë cenimin e sovranitetit të vendit dhe prishjen e rendit kushtetues të tij. Ne e dimë se rrugë tjetër përveç dialogut nuk ka por ai duhet të zhvillohet nga njerëz të mandatuar dhe në përputhje me interesat e qytetarëve. Qeveria e tanishme pa legjitimitet, çdo ditë e më tepër po i sjell humbje vendit në secilën sferë qoftë në ekonomi qoftë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo duhet të ndalet. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës ”, ka thënë Hoti, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori