LAJMI I FUNDIT:

Pasi grinden për mbeturinat e hedhura në rrugë, babë e bir qëllojnë për vdekje fqinjin e tyre në Teksas – e fejuara e viktimës filmon gjithçka (Video, +18)

Pasi grinden për mbeturinat e hedhura në rrugë, babë e bir qëllojnë për vdekje fqinjin e tyre në Teksas – e fejuara e viktimës filmon gjithçka (Video, +18)

Një burrë nga Teksasi pas një grindje që e kishte pasur me fqinjin për shkak të mbeturinave të hedhura në rrugë, e kishte qëlluar për vdekje dhe atë para syve të fejuarës së tij e cila kishte filmuar gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Vrasja ka ndodhur më 1 shtator, pasi që Aaron Howard filloi sulmin verbal me fqinjin John Miller dhe të birin e tij Michaer, dhe e gjitha ndodhi për shkak të disa mbeturinave që ishin hedhur në rrugë prapa shtëpisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Cara Books, e fejuara e Howardit ka filmuar grindjen që përfundoi me fatalitet, por që disa ditë më vonë vendosi t’ia dorëzojë mediave lokale me qëllim që të zbulohet e vërteta.


Edhe pse në disa sekuenca nuk dëgjohet zëri për shkak së vazhdimisht shahen mes vete, megjithatë Miller dhe Howard dëgjohen duke kërcënuar njëri-tjetrin.

Në një moment John Miller që kishte veshur pantallona të shkurtra, paralajmëron Howardin që kishte veshur këmishë ngjyrë portokalli, se do ta vret nëse i afrohet më shumë.

Miller kishte revole në dorë, kurse i biri i tij pushkë. Ndërkaq policia ka njoftuar se Howard kishte pasur në dorë shkop bejsbolli, por që nuk shihet në videon e publikuar.

“E dëgjon, thotë se do të më vret”, dëgjohet Howard duke e pyetur të fejuarën e cila filmonte gjithçka.

Howard i frustruar i drejtohet me ton të lartë Millerit të cilit i kërkon ta ulë revolen dhe të kthehet në shtëpi. Por, Miller ishte kategorik të qëndrojë pranë tij, kurse frustrimi i Howardit vetëm sa rritej dhe kështu fillon t’i bërtet Milleri, “e ke nxjerr revolen në prezencë të fëmijëve tanë”.

Por, Miller ia citon ligjin “mbroje territorin tënd” që i lejon banorët të përdorin “forcë vdekjeprurëse në raste të vetëmbrojtjes nëse dikush i sulmon në pronën e tyre private”. Kështu e shfrytëzoi këtë argument duke ia bërë me dije se do të përdor forcë. Megjithatë, këtë argument e hodhi poshtë gjykata pasi që rruga nuk konsiderohet pronë private.

Disa sekonda para se të qëllojnë babë e bir, e fejuara e viktimës futet në mes duke ua bërë me dije se nuk do ta vrasin partnerin e saj. Megjithatë, dëgjohen të shtënat dhe telefoni me të cilin po filmonte lëviz dhe nuk kapen mirë sekuencat e kobshme.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia, Howardin e dërgojnë me urgjencë në spital, ku disa minuta më vonë është shpallur i vdekur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GvxvHER2j-E

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori