LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kush dëshiron të flas për ndarje, nuk ulet me mua në tavolinë

Thaçi: Kush dëshiron të flas për ndarje, nuk ulet me mua në tavolinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në një debat me Sokol Ballën dhe analistët në emisionin “Real Story” të Vizion Plusit.

Thaçi ka thënë se po vepron dhe është në bashkërendim të plotë me partnerët ndërkombëtarë për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë.

“Është jashtëzakonisht inkurajues qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që na ka krijuar aftësinë për të diskutuar për korrigjimin e kufijve, siç është inkurajues edhe mesazhi mbështetës i z. Bolton. E di se ka pasur opinione të ndryshme, se ai është një qëndrim personal i z. Bolton, por ajo që mund t’ju them është se tani qëndrimi është i qartë, edhe i SHBA-së edhe i BE-së, por edhe i Parlamentit Evropian, që të shtyhet ky proces përpara dhe të krijohen mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve.


Ky është një rast, një shans, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Jo çdoherë Uashingtoni, Bashkimi Evropian janë të fokusuar për Kosovën, për Serbinë apo për Ballkanin. Përfundimisht mendoj se nëse arrijmë marrëveshje, atëherë do të hapet një perspektivë e jashtëzakonshme për Kosovën, por natyrisht se do të hapet perspektiva evropiane edhe për Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka thënë se po ekzagjerohen situata krejtësisht të paqena dhe pretendohet të fiksohen disa gjëra që nuk qëndrojnë për rajonin..
Analisti Arjan Vasjari ka thënë se teza e korrigjimit të kufijve është një tezë autentike serbe që nga Qosiq. Por, presidentit Thaçi ka thënë se nuk mund të thuhet që bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është një ide serbe.

“Ju drejtohem edhe si mik, ma gjeni vetëm në një vend të shkruar prej ideologëve serbë për ndarjen e Kosovës, që e kanë pasur e që përmendet dikund korrigjimi i kufirit”, i është kundërpërgjigjur Thaçi atij.

Vasjari ka shtuar se koncepti “korrigjim kufijsh” lidhet tipikisht me organizimet politike të konsoliduara, që do të thotë shtetet, por për Serbinë, Kosova ende nuk është shtet.

“E di se ideja ime për korrigjimin e kufirit nuk është ide shumë populiste. Por, ajo është e qartë: në procesin e negociatave do të përfshihet dhe korrigjimi i kufirit, që Lugina e Preshevës, pra Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të përfshihen në territorin e Kosovës. Kjo është e tëra për sa i përket idesë sime. Kush flet për ndarje, shkëmbim, “Repubika Srpska”, ato janë ide serbe. Ato janë ide të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Ato janë ide të shtetit dhe Qeverisë së Serbisë.

Unë nuk barti ide serbe, as në Shqipëri as në Kosovë. Unë barti dhe përfaqësoj vetëm interesin e qytetarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. Kush dëshiron të flas për ndarje, nuk ulet me mua në tavolinë. Kush dëshiron të flas për Asociacion apo Ahtisaari +, nuk ulet me mua në tavolinë. Prandaj, unë jam për korrigjim historik, se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të jenë me Kosovën. Kaq. Unë besoj se do të bind edhe faktorin ndërkombëtar të mbështesë këtë projekt. Ne në tavolinë me Serbinë ulemi si dy vende të barabarta”, i është përgjigjur Thaçi, duke shtuar se korrigjime kanë ndodhur dhe nuk do të ndodhin për herë të parë në botë në rastin e Kosovës dhe Serbisë.

“Korrigjimi ka ndodhur edhe në Sllovaki dhe në Republikën Çeke. Ka ndodhur edhe në Holandë e Belgjikë, dy vjet më parë”, ka thënë Thaçi, sipas të të cilit, Serbia nuk e njeh Kosovën pa dialog, pa negociata dhe pa marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori