LAJMI I FUNDIT:

Portretet mbresëlënëse në galeritë e një bunkeri (Foto)

Portretet mbresëlënëse në galeritë e një bunkeri (Foto)

Eksploruesi urban ka gjetur portretet mbresëlënëse, në muret e bunkerit që besohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.

Chris Halliwell nga Mançesteri i Anglisë, kishte dëgjuar për këto vizatime në mure, andaj vendosi t’i shihte vet dhe kaloi tri ditë derisa zbuloi hyrjen sekrete të qendrës së strehimit në kohë bombardimesh, transmeton Telegrafi.

Me të hyrë në korridoret e gjëra, 31-vjeçari mbeti i mahnitur me ilustrimet e bëra me thëngjill, që shfaqin njerëz në stilin e një kohe mjaft të largët.


Punonjësi i fabrikës që e do shumë historinë, beson se portretet e ushtarëve dhe grave me flokë të kohës së viteve 1940, janë realizuar prej minatorëve që u strehuan në ato hapësira.

Duke pranuar se është një ‘zbulim ëndrrash’ Halliwell, ka vendosur të mos e tregojnë lokacionin e bunkerit, por vetëm të shpërndajë fotografitë, nga frika se dikush mund t’i dëmtojë portretet.

Sipas tij, këto pjesë duhet të konservohen, sepse i përkasin historisë dhe nevojitet të studiohen. /Telegrafi/