LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon Apostolovan, flasin rreth vizitës së grupit punues për Ballkanin Perëndimor në Kosovë

Hoxhaj takon Apostolovan, flasin rreth vizitës së grupit punues për Ballkanin Perëndimor në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovën Nataliya Apostolova, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me vizitën e javës së ardhshme të Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë.

Gjatë takimit, Hoxhaj dhe Apostolova diskutuan në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe hapat që Kosova ka shënuar drejt liberalizimit të vizave dhe agjendën e vizitës së COWEB, si dhe rëndësinë e informimit sa më të mirë të këtij delegacioni në lidhje me progresin e shënuar.


“Diskutimi i frytshëm me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në lidhje me vizitën e ardhshme të grupit punues për rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), që do të ndodh javën e ardhshme. Në takimet me këta përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së do t’i informojmë në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori