LAJMI I FUNDIT:

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për miratimin e tri Projektligjeve (Video)

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për miratimin e tri Projektligjeve (Video)

Ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohen tri projektligje, që kanë të bëjnë me fondet e Bashkimit Evropian.

Projektligjet të cilat pritet të votohen janë: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.


Kuvendi mban dy seanca
Lexo po ashtu Kuvendi mban dy seanca

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator.