Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë ka pasur rritje industria nxjerrëse për 65.96 për qind. Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, tremujori i dytë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
ASK thotë se në këtë tremujor kishte rënie te sektori i furnizimit me ujë.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë 2018 ka pasur rritje industria nxjerrëse për 65.96 për qind dhe industria përpunuese për 36.90 për qind. Kurse, kishte rënie te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 21.55 për qind dhe te sektori i furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 21.42 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Raporti thotë se krahasuar me vitin paraprak, industria nxjerrëse kishte rritje për rreth 10 për qind.
“Krahasuar tremujorin e dytë 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rritje te sektori i industrisë nxjerrëse për 9.93 për qind, furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 5 për qind dhe te industria përpunuese për 0.11 për qind. Kurse, ka pasur rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 9.3 për qind”, vijon raporti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak