LAJMI I FUNDIT:

Thaçi konfirmon mundësinë e takimit me Trumpin, flet edhe për mos shkuarjen e Vuçiqit në New York

Thaçi konfirmon mundësinë e takimit me Trumpin, flet edhe për mos shkuarjen e Vuçiqit në New York

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Do të respektojmë agjendën e planifikuar, aty përfshihet mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për Kosovën e rajonin”, është shprehur Thaçi.

Ai ka shprehur mirënjohje për administratën e Donald Trump rreth mbështetjes që po i bënë negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.


“Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi,” është shprehur Thaçi, raporton EkonomiaOnline.

I pyetur se si e sheh bojkotin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të punimeve të Asamblesë së OKB-së, Thaçi ka deklaruar se agjenda e Kosovës asnjëherë nuk është varur dhe nuk do të varet nga Serbia.

Ndërsa duke folur rreth deklarimeve në opinion për luftë, Thaçi ka thënë se nuk do t’i pengojë, duke shtuar se “lufta zhvillohet në istikame e jo në studio televizive”.

“Agjenda e shtetit të Kosovës nuk varet as nuk është varur kurrë nga agjenda e Serbisë. Jemi shtet sovran, kemi agjendën tonë obligimet tona. Ata qe po flasin për luftëra s’jom tu i pengu. Janë 400 kilometra kufi… Lufta nuk zhvillohet në debate televizive por në istikame”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori