LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nëse referendumi është i suksesshëm, do ta respektojmë vendimin e qytetarëve

Mickoski: Nëse referendumi është i suksesshëm, do ta respektojmë vendimin e qytetarëve

“Nëse referendumi është i suksesshëm dhe shumica e qytetarëve votojnë në drejtim të përkrahjes së pyetjes së referendumit, situata është e qartë dhe OBRM-PDUKM-ja do ta respektojë këtë”, tha mbrëmë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në emision debativ në TV21.

“Nëse referendumi është i suksesshëm dhe shumica e qytetarëve thonë “po”, atëherë situata është e qartë, gjegjësisht nëse përmbushen të dy kushtet, i pari të ketë cenzus dhe i dyti shumica e qytetarëve të votojnë “pro”, situata do të jetë e qartë. Partia do të sjell qëndrimin e saj, por atëherë edhe për gjithë opinionin edhe për ne nuk di të ketë dyshime se referendumi është i suksesshëm”, tha Mickoski i pyetur nëse deputetët e partisë së tij do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, për të cilat duhet 2/3 e votave në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në lidhje me qëndrimin e partisë për referendumin, ai tha se ata vazhdojnë të thonë se çdo qytetar duhet të vendos individualisht.

Mickoski tha se OBRM-PDUKM-ja është për integrim në BE dhe NATO, por kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori