LAJMI I FUNDIT:

Meta – Millard: Rezultati pozitiv i referendumit në Maqedoni është i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të rajonit

Meta – Millard: Rezultati pozitiv i referendumit në Maqedoni është i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të rajonit

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir meta dhe zëvendës-ndihmësja e Sekretarit në Byronë për Çështje evropiane dhe euro-aziatike të departamentit shtetëror të ShBA-ve, në takimin e sotëm në Tiranë, mes tjerash, kanë biseduar edhe për referendumin në Maqedoni të 30 shtatorit.

Qëndrimi i përbashkët i dy bashkëbiseduesve është se rezultati pozitiv i referendumit është i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Meta e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë se Shqipëria ju ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të dalin dhe të votojnë “për” në referendum duke shtuar se dëshiron që 1 tetori të hap perspektivë të re në integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Meta dhe Millard kanë biseduar për dialogun midis Kosoës dhe Serbisë si dhe refromat e ndërmarra të Shqipërisë për përforcimin e shtetit ligjor./Telegrafi/