Qendra Kosova për Studime të Sigurisë në një raport të publikuar sot lidhur me largimin e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thekson se presionet nga pjesëtarëve serb të FSK-së dhe largimi masiv i tyre përbën një ndër ndërhyrjet më brutale të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës.
QKSS në këtë raport thekson se këto ndërhyrje kanë për qëllim rrënimin e multietnicitetit dhe të arriturave të deritanishme në FSK.
Sipas rezultateve të hulumtimit tonë, del se plani për largimin e mbi 60 pjesëtarëve serb është bërë si pjesë e një operacioni të mirë-planifikuar psikologjik-ushtarak (psyops), i orkestruar nga elemente të inteligjencës ushtarake nga Beogradi dhe Vranja.
“Për arritjen e këtyre qëllimeve destruktive janë përdorur mjete të shantazheve ndaj këtyre pjesëtarëve duke kërcënuar me heqjen e pensioneve për pjesëtarët e familjes së ngushtë dhe të gjerë, bllokimin e lëvizjes në Serbi, etiketimin si ‘tradhtarë’ dhe ‘jeniçerë’ e kështu me radhë”, thuhet në njoftim.
Rrjedhimisht, këto veprime kanë larguar çdo dilemë se partitë politike serbe do t’i përkrahin ndonjëherë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së.
Opsioni i vetëm i mbetur është tranzicioni i FSK-së në një periudhë kalimtare përmes ndryshimit të ligjit.
Këto janë gjetjet kryesore të QKSS:
- -Serbia ka kryer agresion ndaj institucionit të FSK-së duke ndikuar me dhunë në largimin e pothuajse 50% të pjesëtarëve serb të FSK-së, numër ky i cili rrezikon të rritet muajve në vijim nëse nuk ndërmerren masat e duhura nga institucionet Kosovare dhe partneret ndërkombëtar;
- -Si mjet presioni janë përdorur kërcënimet për largimin nga paga/pensioni i familjarëve të ngushtë dhe të gjerë të këtyre pjesëtarëve dhe ndalim-hyrja në Serbi. Janë bërë trysni psikologjike dhe janë përdorur metoda speciale ku këtyre pjesëtarëve i është transmetuar se kinse së shpejti do të ketë luftës në mes Serbisë dhe Kosovës dhe se ata ‘do të përfundojnë duke luftuar kundër vëllezërve të tyre serb të Armatës Serbe’;
- -Për të arritur rezultate, është përgatitur një operacion special psikologjiko-ushtarak i ndihmuar nga krerët e politikës serbe. Rol të drejtpërdrejt në këtë operacion ka pasur Presidenti Vuçiq, Ministri i Mbrojtjes Vulin, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë Drecun si dhe eksponentë të Listës Serbe në territorin e Kosovës;
- -Operacioni ka pasur kryesisht për target pjesëtarët serb në rajonin e Anamoravës, respektivisht pjesëtarët e Batalionit të I-rë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë (BRSH) në Gjilan. Këta janë pjesëtarët më të hershëm të FSK-së nga komuniteti pakicë serb dhe kanë treguar rezultate të mira në veprimtarinë e tyre;
- -Dëmi i shkaktuar nga ky operacion nuk është vetëm politik por edhe institucional. Fjala është për minimin e investimeve të mëdha që janë bërë në këta pjesëtarë siç janë në shkollim, ngritje në karrierë, paga etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite