LAJMI I FUNDIT:

Të enjten seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Të enjten seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka marrë vendim që të enjten në ora 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, seancë kjo e thirrur nga partitë opozitare me 53 nënshkrime të deputetëve.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një prononcim për media ka thënë se LDK-ja më në fund  e ka kuptuar rëndësinë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat sipas tij janë pamundësuar që katër muaj pikërisht nga kjo parti.

Krasniqi tha se shpreson që ky konsensus të ndikojë edhe sa i çështjeve tjera të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe  dialogun me Serbinë, raporton Telegrafi.


“Sot e mbajtëm një mbledhje të kryesisë e kërkuar në mënyrë urgjente nga partitë opozitare. Vonë mbrëmë na kanë informuar dhe pak u shqetësuam. Por sot në mëngjes e kuptova që GP LDK kishte zbuluar këto dy ditët e fundit që ratifikimi i marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen sa më parë, ndërkohë që tre katër muajt e fundit ata e kanë bojkotuar seancën e këtyre marrëveshjeve, duke pamundësuar votimin e marrëveshjeve shumë të rëndësishme”, ka thënë Krasniqi.

“Besoj që ky ndryshim i qasjes do t’i ndjekë edhe për çështjet tjera të rëndësishme”, u shpreh ai.

Ndryshe, në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutohen këto tre pika të marrëveshjeve ndërkombëtare:  Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian; Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët; Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori