LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për therjen me thikë në Gjakovë

Prokuroria jep detaje për therjen me thikë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor.

Përderisa viktima me inicialet H.C, rreth  55 vjeç ishte duke qëndruar në vendin e tij të punës (roje në stacion të autobusëve në Gjakovë), i dyshuari E.B., rreth 57 vjeç,  kishte nxjerrë thikën duke e  goditur viktimën, ku  sipas ekipit mjekësor, i kishte shkaktuar shpuarje të diafragmës së mushkërive.

Viktima H.C, është dërguar për tretman të mëtutjeshëm  mjekësor në QKUK.


I dyshuari E.B., është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, duke ia konfiskuar edhe mjetin (thikën), me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/