LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: I bëjmë thirrje qeverisë t’i publikojë amendamentet kushtetuese

Nikolloski: I bëjmë thirrje qeverisë t’i publikojë amendamentet kushtetuese

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski ishte në takim me qytetarët e Komunës së Kisella Vodës ku u bisedua për gjendjet aktuale lidhur me referendumin.

Sipas Nikolloskit qytetarët janë të shqetësuar për atë që ndodh, dhe ka rezistencë të madhe ndaj kësaj marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët, para se gjithash etnikisht maqedonas nuk e pranojnë, janë kundër ri-emërimit dhe ndryshimit të Kushtetutës, si dhe ndryshimi i identitetit kombëtar të maqedonasve. Në të njëjtën kohë hapet çështja se përse 10 dit deri në referendum Qeveria nuk i publikon amendamentet kushtetuese për shkak se pjesa kryesore e marrëveshjes janë Kushtetuta, ndryshimi i Preambulës, në nenet 3 dhe 49 si dhe gjithkund ku shkruan Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore”, thotë Nikolloski.


Ai publikisht pyet se përse qeveria nuk i publikon amendamentet dhe se cili është qëllimi i mos shpalljes së amendamenteve.

“Arsyetimi se do t’i përpunojnë pas mbajtjes së referendumit nuk mban, arsyetimi se duhet kohë gjithashtu nuk mban për shkak se bëhet fjalë për amendamente të shkurta. Mund të jetë ajo që e tha kryeministri Zaev, ndërsa ajo është se qytetarët do të frikësohet nëse i shohin amendamentet”, thotë Nikolloski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori