Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit të Kosovës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), Memli Krasniqi tha se në mbledhjet e këtyre dy ditëve është diskutuar për shumë tema të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai në një konferencë për media tha se gjatë dy ditëve të mbledhjes së pestë të MSA-së është diskutuar për krimet e luftës dhe rrugën drejt pajtimit, zhvillimet në ekonomi, për sundim të ligjit dhe çështje të liberalizimit të vizave.
“Falënderimin tonë për mbështetjen e madhe që delegacioni Parlamentit Evropian në këtë Komision ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, duke përfshirë edhe në votimin e fundit në PE për ta aprovuar lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për një sërë çështjesh të tjera”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se kanë miratuar një deklaratë finale, bashkë edhe me rekomandimet konkrete, e cila sipas tij, gjatë ditës do të shpërndahet për t’u bërë publike.
Ndërsa, Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE), tha se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e agjendës së BE-së.
“Mendoj se kemi marrë disa lajme të mira rresht. Javën e kaluar, Parlamenti Evropian pati një votim pozitiv në komitetin LIBE. Ai i dha besim të ardhmes së Kosovës pa kërkesa për viza për qytetarët e Kosovës, më shumë se 420 anëtarë të Parlamentit Evropian e votuan atë si zgjidhje e cila do të heqë kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës. Sot, ne dëshmojmë edhe një herë se pavarësisht të gjitha dallimeve, ne jemi në gjendje të njohim atë që ka rëndësi dhe ajo që ka rëndësi është që Kosova të jetë në Evropë, ta shtyjmë Kosovën përpara dhe të mbajmë Kosovën sa më lart në agjendën e Bashkimit Evropian në rrethana të vështira, sepse e dini se çfarë po ndodh në Bashkimin Evropian. Zgjerimi është i mirëpritur nga një pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa nga pjesa tjetër le të themi se vihet në pikëpyetje”, ka theksuar Picula.
Ndryshe, më 13 dhe 14 mars të vitit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e radhë së MSA në Strasburg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kasami: Afatet për ndryshimet kushtetuese kanë qenë në një kontekst të caktuar
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025