LAJMI I FUNDIT:

Deda: Nuk ka popull që bën kompromis me shtetësinë 

Deda: Nuk ka popull që bën kompromis me shtetësinë 

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë që nuk ka popull apo shtet në botë që ka bë “kompromis” me bazën e shtetësisë.

Deda në një postim në rrjetin social Facebook, duke iu referuar presidentit të vendit Hashim Thaçi, thotë se çdo njeri në Kosovë do të pësojë nëse ndodhë marrëzia e promovuar me kokëfortësi nga udhëheqësi më i dëmshëm që e kemi pas.

Lexoni të plotë postimin e Dedës në Facebook.


“Fjala kompromis, prej latinishtes compromittere (bashkë-premtim) në compromissum (pajtim për arbitrazh), e tani në gjuhën angleze compromise ku dy palët bëjnë lëshime. Miq, nuk ka popull e shtet në botë që ka bë ‘kompromis’ me bazën e shtetësisë së vet. Ndoshta jeni lodhë prej çështjes së ‘korrigjimit’ kufijve, ndoshta nuk po e merrni seriozisht këtë çështje, ndoshta edhe e përkrahni, ndoshta pesë pare nuk po i jepni për këtë temë- po ju lutem mbajeni në mend, çdo njeri në Kosovë do të pësojë nëse ndodhë marrëzia e promovuar me kokëfortësi nga udhëheqësi më i dëmshëm që e kemi pas”, ka shkruar Deda në Facebook. /Telegrafi/