LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Diplomacia më e mirë për Kosovën është shkëmbimi i studentëve 

Haradinaj: Diplomacia më e mirë për Kosovën është shkëmbimi i studentëve 

Diplomacia më e mirë për Kosovën është shkëmbimi i studentëve përmes programeve të profilizuara. Kjo që po e bënë Hope Kosova është për t’u çmuar dhe Qeveria e Kosovës do të shoh mundësitë për t’i ndihmuar nisma të tilla.

Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj pasi priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj dhe disa nxënës të përzgjedhur për udhëtimin në Amerikë në programin e kësaj organizate.

Haradinaj nga përfaqësuesit e kësaj organizate është njoftuar për punën dhe aktivitetet e saj e cila në fokus ka shkëmbimin e kulturave, njohurive dhe ideve, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçmas ndihma dhënë institucioneve shëndetësore, përmes sjelljes së mjekëve amerikan për shërbim në Kosovë dhe ndihma arsimore përmes programeve të këmbimit.


Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim që rinia e Kosovës të ketë një të ardhme më të mirë.

“Programet e shkëmbimit dhe iniciativat e tilla janë të mirëseardhura dhe do ta kenë mbështetjen time dhe të Qeverisë të cilën unë e udhëheq”, the kryeministri.

Më tej, Haradinaj tha se shkëmbimet e përvojave ndërmjet studentëve, mjekëve, oficerëve dhe shumë profileve tjera ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë një mundësi e mirë për avancimin e gjithanshëm të gjeneratave të reja.

Përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe kërkuan mbështetjen e tij dhe të Qeverisë në misionin e organizatës së tyre për ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori