Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit edhe në fushën e edukimit, në lëminë e shkencave mjekësore, si dhe të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit shëndetësor, gjatë kësaj jave do të qëndrojë në Kosovë, Douglas Fiore, Presidenti i kolegjit të shkencave mjekësore “Mercy College”, nga shteti amerikan i Iowas.
Nën koordinimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Dr. Fiore do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës, por edhe me përfaqësues të institucioneve publike dhe private të edukimit dhe kujdesit shëndetësor. Me qëllim të identifikimit të mënyrave të bashkëpunimit dhe ofrimit të mbështetjes në fushën e menaxhimit të institucioneve shëndetësore nga shteti i Iowas, Dr. Fiore do të takojë Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Arsimit, Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, përfaqësuesit e Komunës së Shtërpcës, drejtuesit e Fondacionit Jahjaga, institucionet publike të kujdesit shëndetësorë, Spitalin Amerikan, Klinikën Amerikane, dhe kompaninë farmaceutike Trepharm.
Ndërsa me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën akademike, ai do të takojë rektorin e Universitetit të Prishtinës, por edhe përfaqësuesit e kolegjeve private në Kosovë, si AAB, UBT, dhe Heimerer.
Në të njëjtën kohë, nga 23 deri më 30 shtator, në Kosovë do të qëndrojë edhe një delegacion prej rreth 12 studentësh dhe arsimtarësh nga pesë shkolla të ndryshme të Iowas, në kuadër të programit FFA që u jep studentëve dhe arsimtarëve mundësinë e eksplorimit të praktikave dhe kulturave të ndryshme bujqësore përreth botës.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i vlerëson vizitat e tilla si hapa konkretë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Iowas, edhe në fusha të tjera përtej asaj ushtarake, derisa këto vizita që pasojnë atë të një delegacioni prej rreth 50 personash nga Iowa në muajin maj, janë po ashtu të mirëpritura edhe në aspektin e promovimit të Kosovës, para qytetarëve dhe organizatave amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City