LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi tregon se kur planifikon martesën me Heidi Lushtakun

Robin Krasniqi tregon se kur planifikon martesën me Heidi Lushtakun
Foto: Haxhi Robin Krasniqi/Instagram

Boksieri i njohur, Haxhi Robin Krasniqi, këtë vit u shpall kampion i Evropës (EBU) në boks në kategorinë super të mesme, titull të cilin ka synim ta mbrojë.

Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, boksieri Krasniqi ka treguar se synimet e tij për të ardhmen janë marrja e titullit botëror dhe mbrojtja e atij evropian.


Ndër të tjerash, ai ka folur edhe për lidhjen e tij me modelen e njohur kosovare, Heidi Lushtaku, me të cilën është bashkë tash e dy vite.

“Në fakt, me Haidin i kemi kaluar dy vite prej se jemi bashkë, dhe çdo gjë shkon shumë mirë. Jemi dy njerëz, dy figura publike, dhe i kemi të dy punët pak a shumë si njëjtë, duhet shumë sakrificë, por jemi njerëz që sakrifikojmë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, mundohemi shumë që ta shtyjmë njëri-tjetrin përpara. Dhe kështu do të vazhdojë edhe pak, sepse jemi në momentet më të mira të karrierës”, ka thënë Robin Haxhi Krasniqi.

Foto: Haxhi Robin Krasniqi/Instagram

I pyetur nëse presim së shpejti një martesë të çiftit, boksieri tha se diçka e tillë është në plan, por çifti nuk e kanë marrë me nguti martesën, kjo pasi janë më shumë të fokusuar në karrierë.

“Martesa vjen, do të vijë më saktë, normalisht që është plan, por ta shohim…do të jetë surprizë, po normal që do të bëhet një dasmë në të ardhmen, një dasmë shumë e mirë”, ka thënë Robini për Telegrafin.

Foto: Haxhi Robin Krasniqi/Instagram

Kjo verë ka qenë e mbushur me pushime për boksierin dhe modelen e njohur, të cilët kanë pasur rastin që gjatë muajve të nxehtë, të vizitojnë vende që nuk i kanë parë më parë.

“Pushimet, të cilat kanë përfunduar këtë verë, kanë qenë pushimet më të gjata por edhe më të mirat në jetën time. I kemi vizituar disa vende, Capri ka qenë fantastik, një ishull shumë i mirë, i cili më ka lënë përshtypje, që besoj do ta vizitoj edhe në të ardhmen. Kemi kaluar shumë mirë dhe ka qenë diçka që ia ka vlejtë për ta parë dhe për të bërë një pushim të mirë aty. Ndërsa tani u jam kthyer ushtrimeve dhe ekstremitetit, pasi diciplinën kurrë nuk e ndali, duhet të jem i kujdesshëm. Kështu që pushimet e kësaj vere normal që e para i kemi merituar, pasi 13 vite janë një punë e pandalshme, një sakrificë shumë e madhe, dhe sigurisht mund të them me plot gojë se kanë qenë pushime të merituara, dhe më të mirat ndonjëherë”, ka thënë Robin Haxhi Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Magazina
Luizi dhe Kiara zbulojnë për herë të parë portretin e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara zbulojnë për herë të parë portretin e vajzës së tyre

Magazina
'Bëhet i gjallë

'Bëhet i gjallë" - Heidi Baci publikon një video të Romeos duke i rënë pianos

Magazina
Getinjo publikon fotografi duke u falur: Nëse jeta të ka lodhur e je mërzit, falu dhe kërko ndihmë

Getinjo publikon fotografi duke u falur: Nëse jeta të ka lodhur e je mërzit, falu dhe kërko ndihmë

Magazina
Kalo në kategori