LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Askush nuk guxon t’ju tregojë qytetarëve si të veprojnë ditën e referendumit

OBRM-PDUKM: Askush nuk guxon t’ju tregojë qytetarëve si të veprojnë ditën e referendumit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se krim është që Zoran Zaev të detyrojë qytetarët për referendum. Nga kjo parti thonë se qytetarët duhet vetë të vendosin se si do të veprojnë më 30 shtator.

“Marrëveshja me Greqinë është marrëveshja më e keqe që është nënshkruar në historinë e Republikës së Maqedonisë. Zaev i prishi pozicionet e vendit dhe pranoi gjëra të cilët paraardhësit e tij as nuk kanë menduar t’i pranojnë. Zaev nuk u përgjigj se pse ka pranuar ndryshim të identitetit, historisë dhe kulturës dhe për këtë arsye i shmanget debatit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nën hijen e referendumit bëhet krim i madh. Sipas tyre, tenderë milionësh ndahen për aktivitete partiake apo të afërmve të pushtetit.


“Prokuroria dhe gjykata e frikësuar heshtin. Por ata nuk do të heshtin përgjithmonë, krimi i cili bëhet tani do të vijë dita kur do të dalë në sipërfaqe dhe kushdo që ka kryer një krim, do të përgjigjet”, shtojnë nga partia opozitare.

Ata në fund theksojnë se Zoran Zaev do të përgjigjet, i cili sipas tyre, haptas në mes të qytetit ju bëri thirrje biznesmenëve të japin ryshfet punëtorëve që të dalin të votojnë “pro”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori