LAJMI I FUNDIT:

Irkenc Hyka sjell baladën “Si Un”

Irkenc Hyka sjell baladën “Si Un”
Foto: YouTube

Producenti dhe këngëtari Irkenc Hyka ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Si Un” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.


Muzika është realizuar nga vet ai, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.

Foto: YouTube

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar Unix Prodction.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Irkenc Hyka është një autor këngësh shumë i njohur, she përveç këngës së tij, ai ka punuar këto ditë edhe në këngën “Falem” të Ramadan Krasniqi – Danit, dhe Labinot Tahiri – labit, e cila u publikua pak ditë më parë.

Irkenci vazhdon të punojë në studion e tij projekte të reja muzikore sa për vete, ashtu edhe për shumë artistë të tjerë shqiptarë. /Telegrafi/