Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur në ERTV News, ndërkohë që mësohen detaje të reja në lidhje me operimin në Tiranë të “Air Albania”.
Kështu, Shqipëria tashmë ka kompaninë e saj ajrore të flamurit kombëtar. “Air Albania” ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me “Turkish Airlines”, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.
Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjës në trupin e Airbus 319.
Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.
Pas muajit të testeve “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera. Duket se dega më e afërt që mund të hapet do të jetë ajo e Prishtinës, pasi mësohet se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë të konsiderojë edhe hapjen e një dege në kryeqytetin e Kosovës. /ATSH/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit