LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Referendumi është mjeti më i fuqishëm demokratik

Spasovski: Referendumi është mjeti më i fuqishëm demokratik

Në takimet e sotshme në Komunën e Radovisht, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se “referendumi është mjeti më i rëndësishëm i demokracisë. Qytetarët vendosin dhe vota e tyre është përfundimtare dhe për këtë shkak duhet respektuar. Obligim qytetar është të jemi pjesë në ndërtimin e të ardhmes së Maqedonisë dhe për këtë shkak, më 30 shtator të dalim në referendum dhe të votojmë për Maqedoni evropiane”.

Spasovski në Ditën ndërkombëtare të demokracisë foli për përfitimet nga hyrja në BE dhe NATO, ndërsa nga qytetarët e Radovishit kërkoi të tregojnë përgjegjësi dhe vet më 30 shtator të vendosin për të ardhmen e tyre, por edhe për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim me tregtarët e Radovishit, Spasovski theksoi se me hyrjen në BE do të thotë edhe hyrje në tre prej 500 milionë denarëve që do të thotë prodhimtari më e madhe, eksport më të madh dhe plasman më të lirë për prodhimet, që sigurojnë më shumë para dhe standard më të mirë jetësor.


Pas takimit me qytetarët, Spasovski pasdite do të marrë pjesë në tribunën e hapur me qytetarët e Radovishit./Telegrafi/