Institucionet e Kosovës janë duke i koordinuar të gjitha aktivitetet në mënyrë që në vjeshtën e këtij viti, vendi të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Policisë, e njohur si INTERPOL, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Kastriot Muçolli, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës, Bejtush Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe INTERPOL-in, është një proces i pakthyeshëm dhe i pandalshëm.
Institucionet e Kosovës, sipas tij, janë duke i bashkërenditur veprimet, në mënyrë që pranimi i Kosovës në INTERPOL, të bëhet realitet.
“Kosova tashmë është pjesë e agjendës në takimin e radhës të Asamblesë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që zhvillohet nga 18 deri 21 nëntor 2018 në Dubai. Aktivitetet e institucioneve të Kosovës janë duke u koordinuar nga grupi punues ndërinstitucional. Angazhimet dhe përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës janë gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduara në nivelin nacional dhe me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës”, thotë Muçolli.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Anton Berisha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që anëtarësimi në INTERPOL është i rëndësisë së veçantë për Kosovën, jo vetëm në kuptimin e ndërtimit të shtetësisë, por edhe në kuptimin e sigurisë.
Siç thotë ai, tashmë, të dy dikasteret, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministra e Punëve të Jashtme, po punojnë në mënyrë të ngushtë, për zbatimin e të gjitha procedurave që çojnë drejt anëtarësimit të vendit në INTERPOL.
“Kemi një ekip të përbashkët, i cili është në funksionim të plotë dhe aktiv, si dhe në bashkërendim, në mënyrë që të gjitha institucionet përkatëse që ndërlidhen me veprimtarinë e sigurisë, të jenë në dijeni të aktivitetit dhe vullnetit tonë për t’u anëtarësuar (në INTERPOL). Po ashtu, kemi angazhuar edhe ambasadat tona, atje ku janë të pranishme, në mënyrë që me komunikim të drejtpërdrejtë me ambasadorët e shteteve përkatëse, të transmetojnë edhe në formë formale kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizëm”, thotë Berisha.
Por, cilat janë pritjet për mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare, në mënyrë që Kosova të sigurojë votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL gjatë vjeshtës së këtij viti?
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se tash për tash është vështirë të prognozohet, ndonëse zhvillimet janë pozitive.
Muçolli thekson që anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të duhej të shihej si kontribut në efikasitetin e sigurisë në përgjithësi.
“Procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë është në interes të organizatave ndërkombëtare dhe shteteve anëtare në përgjithësi, dhe i Republikës së Kosovës, në veçanti”.
“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe organizata ndërkombëtare të sigurisë duhet të shihet nga të gjithë si një proces i natyrshëm dhe i domosdoshëm që do t’i kontribuojë rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar trans-nacional, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thekson Muçolli.
Zëvendësminsitri Berisha, thotë se parashikimi i pritjeve është goxha i vështirë, për shkak se përvojat e deritashme kanë treguar se situatat mund të ndryshojnë, përtej pritjeve që mund të ekzistojnë.
“Konstilacionet nganjëherë po ndryshojnë edhe në periudha kohore të shkurta. Por, për momentin, jemi në një trend pozitiv, një trend i mirë. Ka disa shtete, të cilat kanë peshë dhe kanë konfirmuar edhe përkrahjen, jo vetëm të tyre, por edhe ndihmesën. Unë besoj që në qoftë se vazhdojmë me këtë trend, kemi arsye për të qenë optimistë”, shton Berisha.
Vitin e kaluar, Kosova pati aplikuar për anëtarësim në INTERPOL. Çështja e pranimit të saj ishte futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate, në mënyrë që të votohej për pranimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të kësaj organizate, e cila u mbajt më 17 shtator të vitit 2017, në Pekin. Por, nga pasiguria se do të siguronte votat e mjaftueshme për pranim, kishte tërhequr kandidaturën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit