LAJMI I FUNDIT:

Pseudonimi i Fan Nolit, kur i përkthente ”Rubairat”

Pseudonimi i Fan Nolit, kur i përkthente ”Rubairat”

Pakkush e di se shkrimtari, politikani, përkthyesi dhe kleriku Fan Stilian Noli mbante një pseudonim të fshehtë gjatë kohës së shqipërimit të Rubairave. Përdorimi i një pseudonimi në këtë libër që është shumë kritik ndaj fesë, u pa i arsyeshëm për shkak të rrobës fetare që kishte Noli, për të shmangur kështu kritikat e mundshme ndaj tij.

Nëse do të lexoni “Rubairat “ e Khajamit, nën titullin do të gjeni emrin e shqipëruesit Rushit Bilbil Gramshi, që nënkupton Fan Stilian Nolin.

RUBAIRAT
Lexo po ashtu RUBAIRAT

Disa studiues të tij e shpjegojnë me tri të preferuarat e Omar Khjamit: rrush, nga i cili del vera që i jep gëzim jetës; bilbila që simbolizojnë tingujt e bukur dhe muzikën e jetës; dhe gratë pa të cilat nuk mund të kuptohet jeta dhe gëzimet e saj.


Noli nuk mundi të qëndronte gjatë në anonimat, sepse shpejt doli emri i tij i vërtetë që u shoqërua me kritika rreth fesë që praktikonte, por të gjithë ranë dakord që kishte kryer një punë të lavdërueshme me sjelljen në shqip të ”Rubairave” të famshme. /mediaere/