LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeveria është e përkushtuar në ndërtimin e shtetit social dhe standard më të lartë për punëtorët

LSDM: Qeveria është e përkushtuar në ndërtimin e shtetit social dhe standard më të lartë për punëtorët

Në një kumtesë të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari i LSDM-së është i vendosur në ndërtimin e shtetit social dhe shoqëri e barabartë për të gjithë, ndërsa kujdesi për standardin e punëtorëve është prioritet kryesor të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM-ja”.

Sipas LSDM-së përkrahja për ndërmarrjet vendore nga ana e shtetit është nxitje e fuqishme për menaxherët e kompanive t’i risin pagat e punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm punëtorë të motivuar mund ta krijojnë ekonominë, të jenë motor i saj. Vetëm kështu mund të sigurojmë jetë cilësore, vende punë të dinjitetshme, paga dhe pensione të mira, dhe Maqedoni përparimtare dhe prosperative”, thonë nga LSDM.

Në fund ata shtojnë se qëllimi është një, të rriten pagat dhe qytetarët e Maqedonisë të kenë më shumë para. Sipas LSDM-së Zoran Zaev do të vazhdojë të jetë përkrahës i punëtorëve në luftën për sigurimin e të drejtave punëtore më të mira dhe paga më të larta./Telegrafi/