LAJMI I FUNDIT:

Fajon pret që PE të votojë në favor të heqjes së vizave për kosovarët

Fajon pret që PE të votojë në favor të heqjes së vizave për kosovarët

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se pret që Parlamenti Evropian të votojë pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Parlamenti Europian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Fajon në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Parlamenti Evropian pritet të votojë sot për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.


Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Siç është bërë e ditur, për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

Të enjten kur raportuesja për vizat e merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian, procesi kalon në nivelin e grupeve punuese. /Telegrafi/